Lezhë, treni del nga shinat, përmbyset vagoni
LEZHë- Një tren mallrash ka dalë nga shinat pranë fshatit Spiten në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur treni i linjës Shkodër-Tiranë ka devijuar nga traseja. Për pasojë një prej vagonëve është përmbysur, por fatmirësisht nuk ka ta lënduar.
Mësohet se treni i ngarkuar me skrap ishte nisur nga stacioni i Mjedës dhe udhëtonte drejt Tiranës. Nuk dihet shkaku i daljes së trenit nga shinat, ndërsa pritet që të largohet nga traseja vagoni i pëmbysur. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një aksident i tillë, për shkak edhe të amortizimit të hekurudhës. Pak kohë më parë një tjetër tren doli nga shinat, por pa shkaktuar të lënduar.
(m.a/News24/BalkanWeb)