E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, zjarri në nënstacion lë pa drita qytetin

GJIROKASTËR- Zjarr në nënstacionin e vjetër elektrik në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur zjarri ka rënë në një pjesë të konsiderueshme të këtij nënstacioni, cka ka lënë pa energji pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës.

Efektivet e repartit zjarrfikës kanë mundur të shuajnë zjarrin, ndërsa bëhet e ditur se si pasojë janë dëmtuar mbi 10 fibra të këtij nënstacioni, ndërkohe mungesa e energjisë prek një pjesë të biznesit të qytetit jugor.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë mbingarkesa, pasi nënstacioni është ndërtuar në vitin 1964 dhe prej atëhere nuk janë kryer investime.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›