E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesbikja 19-vjeçare hiqej si djalë për të bërë për vete femrat

BRITANI- Një 19- vjeçare në Britani është arestuar, pasi maskohej si mashkull për të bërë për vete femra.

Maskimi i shërbente Gemma Barker- it për të ngacmuar vajzat e bukura që njihte dhe prej të cilave ishte e tërhequr. Duke mos patur shumë sukses si lesbike, Barker vishej si mashkull imitonte dhe zërin e një mashkulli dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonte duke bërë një jetë të dyfishtë dhe duke sulmuar seksualisht femrat që e kuptonin shumë vonë se me kë kishin të bënin. Gemma i gjuante femrat sidomos nëpërmjet rrjeteve sociale ku dhe njihej me to.

Deri në momentin që është arrestuar Gemma është shndërruar në tre meshkuj të ndryshëm duke dalë në këtë mënyrë me me shumë vajza nga mosha 15-16 vjeç. Ajo është arrestuar nga policia pasi viktima e fundit ka bërë denoncim në organet përkatëse. Ajo ecte dhe fliste si një djalë dhe arrinte kësisoj të mashtronte edhe vetë policinë. E fshehta e saj e pistë u arrit të zbulohej më pas, vetëm kur u detyrua që të zhvishej në një qeli burgu.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›