E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Droga, alkoli, duhani”, policia e Tiranës aksion sensibilizues në shkolla

Përdorimi i drogës duhanit dhe alkolit në moshë të re ka nxitur policinë e Tiranës të ndërmarrë një aksion sensibilizues në 40 shkollat e ciklit 9-vjeçar të Tiranës.

Ky program vjen pas vlerësimit të situatave të përdoruesve të drogave në kryeqytet dhe synon në pregatitjen dhe informimin e fëmijëve të moshave 12 dhe 13 vjeç, të cilët kur të përballen me fenomene negative të duhanit, alkoolit dhe drogës të jenë në gjendje të thonë jo.
 

Ky program sensibilizues, aplikohet prej tre vitesh nëpër shkollat e kryqytetit, dhe është i shtrirë në thuajse dy të tretat e shkollave 9-vjeçare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›