Tiranë, arrestohet “sekseri” i ambasadës greke
TIRANE - Falsifikonte dokumente për marrjen e vizave të punës në Ambasadën Greke, por arrestohet nga Policia e Tiranës. Kjo është historia e 54-vjeçarit Avdi Majtares, i cili është vënë nën pranga në kuadër të operacionit të koduar “Sekseri”. Arrestimi i tij u krye sepse nga informacionet e grumbulluara dyshohej se tregtonte cigare pa pullën fiskale ndërsa posedonte dokumente të falsifikuara për nxjerrjen e vizave dhe bashkimit familjar, kundrejt një shumë parash pranë Ambasadës Greke në Tiranë.
“Në momentin e kapjes në flagrancë ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 steka paketa cigaresh pa pullë fiskale të markave të ndryshme dhe një sasi dokumentesh të ndryshme në emër të shtetasve, që përgatiteshin të aplikonin për viza pune dhe bashkim familjar në Ambasadën Greke, dokumente si: Formular; vërtetime të Poliklinikës nr.2, në gjuhën shqip dhe greqisht; vërtetime të disa komunave të rretheve Tepelenë, Fier, Lushnje, Librazhd; vërtetime të zyrës së Gjendjes Gjyqësore të Shtetasve të Ndryshëm; certifikata personale dhe familjare e dokumente të tjera”, – thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 1500 paketa cigaresh pa pullën fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Tregtimi i mallrave kontrabandë” dhe “Falsifikimi i valave stampave ose formularëve”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)