E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, arrestohen 2 anëtarët e fundit të bandës kriminale “B13”

SARANDE – Policia e Sarandës prangosi dy prej “kokave” të bandës së njohur si ‘B13’ në qytetin bregdetar.

Fatjon Abazi, i njohur me pseudonimin “Nole” dhe Lisjen Kazo 21 vjeç kanë qenë dy ndër personat më të kërkuar që prej datës 22 dhjetor, kur policia arrestoi 6 anëtarë të kësaj bande.

Ata akuzohen për 14 grabitje, vendosjen e eksplozivit në automjetet e ish- kreut të krimeve të rënda të Sarandës Ilir Zhupa e të ish-shefit të grupit të gatshëm Aleksandër Lilo, si dhe për shkatërrimin me eksploziv të një pub-i në Sarandë.

Kazo dhe Abazi janë arrestuar pak para mesnatës, ndërsa ishin duke kryer grabitjen e radhës.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›