E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ne Vlore: Kemi mbajtur premtimet

Perkunder kritikave te diplomateve perendimore ne Tirane se po nderhyn ne pavaresine e sistemit te drejtesise, kryeministri Sali Berisha po perpiqet te rekuperoje imazhin e tij ne elektorat.

Ai eshte kthyer serish ne Vlore per perurimin e nderteses se re te Universitetit te Vlores dhe per te inspektuar punimet ne termocentralin e ketij qyteti.

Investimin privat prej 90 milione eurosh, qe do te inaugurohet ne maj te vitit te ardhshem, kryeministri Berisha e perdori per te promovuar sloganin e tij.

“Keta e ndryshojne Shqiperine. Keta nuk bejne mitingje per te manipuluar te vdekurit, por bejne ndertime”, eshte shprehur Berisha perkrah punetoreve te objektit.

Ndersa ne Novosele, ku inauguroi nje shkolle nentevjecare, kryeministri Berisha u kerkoi qytetareve ta gjykojne per menyren sesi jane shpenzuar taksat. “Nuk jam ne fushate elektorale, por dua t’ju them se Sali Berishen dhe qeverine e tij gjykojeni per premtimet e bera dhe per premtimet e mbajtura. Kjo eshte filozofia ime”, ka pohuar Berisha.

Por ne Novosele kryeministri nuk ngurroi te ironizonte opoziten, duke bere ate qe e quajti krahasim mes dy alternativash. “Do vazhdojme me ujesjellesa, shkolla, rruge dhe parqe industriale. Opozita le te vazhdoje me mitingjet e manipulimit. Historia do t’i rezervoje ate fund qe meriton”, ka shtuar Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›