PR, pergatitet per zgjedhje

Ne vijim te punes per organizimin e partise per zgjedhjet e vitit te ardhshem, Partia Republikane ka zhvilluar takimin e asamblese rajonale te qarkut Lezhe.
Ne fjalen e tij kryetari i PR, Fatmir Mediu e vuri theksin mbi ato qe i quajti “zhvillime historike” per Shqiperine. Sipas tij, mazhoranca aktuale e djathte ka meriten per reformat e ndermarra qe e kane afruar Shqiperine me NATO-n dhe Bashkimin Europian.
Mediu u fokusua edhe tek Kodi i ri Zgjedhor duke kerkuar miratimin e tij sa me shpejt. Kreu republikan e quajti mjaft te rendesishem edhe transparencen me te cilen sipas tij mazhoranca e djathte duhet te bashkepunoje per zgjedhjet e 2009-es.
Ne kete asamble u analizua dhe programua puna per organizimin elektoral ne cdo qender votimi, per cdo qark dhe propozimin e kandidateve.