E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, në ditën e fundit të vizitës Topi takon Arbëreshët

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, ka zgjedhur që ditën e fundit të vizitës së tij në shtetin fqinj Italin ta zhvillojë pranë Arbëreshëve të cilët janë vendosur atje. Ai gjatë kësaj vizite ka bër dhe inagurimin e bustit të Skënderbeut. 

ITALI- Mbyllet vizita katër ditore e presidentit shqiptar Bamir Topi në vendin fqinj Itali. Në ditën e fundit të vizitës Topi la vizituar lokalitetet Arbëreshe të Frashinetos dhe Çivitas në Jug të Italisë, Në prani të Kryebashkiakut Vitorio Blois dhe autoriteteve vendore e kishtare si dhe disa qindra arbëreshëve, Presidenti Topi zbuloi bustin e Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu të vendosur në sheshin kryesor të Çivitas. Në përshëndetjen e tij, kreu i shtetit shqiptar vuri në pah rolin e rëndësishëm dhe të spikatur të bashkësisë arbëreshe, e cila me ruajtjen e gjuhës sidomos, zakoneve dhe traditave e ka kryer më miri misionin historik në lidhjen dhe komunikimin mes dy vendeve tona, në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të lashta historiko-kulturore. Duke u ndalur në situatën në rajonin mesdhetar, Presidenti Topi nënvizoi faktin se të gjithë popujt që bëjnë pjesë në të njëjtin ekosistem mesdhetar, duhet të zhvillojnë më tej marrëdhëniet e gjithanshme mes tyre, gjë që merr një rëndësi tepër të madhe edhe në kuadrin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe përmbushjes së plotë të aspiratave integruese të popullit shqiptar.
(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›