E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër,trafiku klandestin,ndalohen dy persona

Policia e Gjirokastrës ndaloi të dielën dy persona, teksa po ndihmonin pesë shtetas, mes të cilëve dhe dy fëmijë të mitur, në kalimin ilegal të kufirit Shqipëri-Greqi. "Ardian Bullari, 33 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gërmenj, Lushnjë, dhe Albert Miçi, 30 vjeç, lindur në Bushtricë të rrethit Kukës dhe banues në fshatin Gërmenj, dyshohen si organizatorë të trafikut të njerëzve". Ata u ndaluan në afërsi të fshatit Kakavije, rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës. Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy të ndaluarit do të ndihmonin 5 shtetasit, të gjithë nga Shqipëria e Mesme, kundrejt pagesës 1000 euro secili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›