E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anëtarët e KLD-së,14 gjyqëtarë në garë

14 gjyqëtarë kanë hyrë në garë për katër vendet që pas disa javësh shpallen vagant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. 366 gjyqëtarët nga të gjitha gjykatat e vendit do të mblidhen më datën 27-28, në mbledhjen e gjyqtarëve për Konferencën Kombëtare Gjyqësore. Ka kjo konferencë pritet të zgjidhen 4 anëtarët e rinj të KLD-së. Megjithatë, ndonëse mbledhja do edhe 20 ditë, gara ka filluar dhe kandidatët për këto vende vakante janë vetëshpallur, duke dorëzuar edhe kurrikulat për konkurrim. Sipas burimeve nga KLD-ja, konferenca pritet të dështojë për shkak, të shfuqizimit të ligjit për konferencën kombëtare gjyqësore. Por, sipas gjyqtarëve, ka gjasa që kjo konferencë të lihet për t'u zhvilluar në muajin mars, pasi të miratohen ndryshimet e propozuara në ligjin për Konferencën Gjyqësore. Ky ligj është duke u përgatitur në Ministrinë e Drejtësisë, e cila do të përcaktojë rregullat e funksionimit dhe votimit nga gjyqtarët. Anëtarët e zgjedhur të KLD-së, qëndrojnë në këtë post për 5 vjet . Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbëhët nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi si dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Sipas ligjit, gjyqtarët e zgjedhur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë duhet të kenë shërbyer në detyrë për të paktën dhjetë vjet dhe anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, duhet të jenë juristë, jo gjyqtarë, me të paktën 15 vjet përvojë. Përjashtohen nga shërbimi në KLD prokurorët, "anëtarët e organeve drejtuese apo ekzekutive" të partive politike ose ata që aktualisht ushtrojnë veprimtarinë e avokatisë në gjykatën e shkallës së apelit apo të rrethit. Burime nga KLD bëjnë me dije se se gara parashikohet të jetë mjaft e fortë, pasi edhe kandidaturat e deritanishme janë potenciale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›