PD:Rama po censuron mediat e blera prej tij

Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, deklaroi të dielën se "Edi Rama çensuron mediat e blera prej tij". Deklarata e Bogdanit ka marrë shkas, pasi një pjesë e gazetave nuk kanë botuar sot tërësisht përgënjeshtrimin e Ministrisë së Transporteve dhe Partisë Demokratike, ndaj akuzave të Braçes "për abuzime me fondet e asfaltimit të rrugës së Gjirit të Lalzit në Durrës". Bogdani shprehet se një gjë e tillë "dëshmon intolerancë totale ndaj informacionit të vërtetë dhe kontroll absolut te mediave, të blera me leje ndërtimi apo lista deputetësh". Sipas tij, "çensura e plotë e informacioneve të vërteta dhe shndërrimi i tyre në zëdhënëse të mashtrimeve të tij, është standardi mediatik i Edi Ramës, i shndërruar tashme në 2 Braçe burrë".