Fier, shkatërron makinën e tjetrit, ndalohet autori
Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Musa Mustafai, pasi ndaj tij ka pasur një denoncim se ka shkatërruar automjetin e një shtetasi. Lajmi është bërë i ditur nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Sipas burimeve, mësohet se shtetasi Dhori Plaka, banor i njërës prej lagjeve të Fierit, ka qenë me automjetin e tij tip benz me targa FR 2057 C në lagjen "1 maj" të qytetit.
Po sipas këtyre burimeve, mësohet se shtetasi Mustafai punon lustraxhi dhe njihet si përdorues i rregullt i alkoolit. Ai ka qenë në gjendje të dehur kur ka parë automjetin e Plakës të parkuar pranë vendit të tij ku punon. Mustafai ka marrë një gur dhe ka filluar të gjuajë makinën e parkuar, duke i thyer xhamat dhe duke e qëlluar automjetin në pjesë metalike, kanë pohuar burimet policore fierake. Pronari i automjetit, Dhori Plaku, kur është vënë në dijeni, ka shkuar tek automjeti i tij dhe më pas ka kryer kallëzimin në polici. Kjo e fundit, pas marrjes së kallëzimit ka bërë ndalimin e Mustafait në orën 15:30 minuta të pasdites së premte.
Email This Klikime: 11
Email This Klikime: 11