E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, vidhte banesat, në pranga 21 vjeçari

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 21- vjeçar nga Vlora, i cili akuzohet për dy vjedhje banesash të kryera, ndërsa ndodhej tek të afërmit e tij në qytetin e Beratit. Burime të komisariatit të këtij qyteti bënë me dije se ditën e djeshme është bërë arrestimi i 21- vjeçarit Aleksandër Resulaj, banor në lagjen NR 5 në qytetin e Vlorës. I riu mësohet se rezulton të jetë autor i vjedhjeve të dy banesave në lagjen "Donika Kastrioti, lagje në të cilën ndodhej dhe banesa e të afërmve të tij. Ditët e fundit, 21- vjeçari  kishte mbërritur tek të afërmit e tij në këtë lagje ku u denoncuan vjedhjet e dy banesave gjatë një pasditeje. Kështu, në polici mësohet se kanë mbërritur denoncimet nga pronarët me inicialet D. S dhe M. P, banorë të kësaj lagje. Menjëherë pas marrjes së informacionit për vjedhjen e dy banesave, ekspertët e policisë kanë kryer hetimet e rastit nga ku ka rezultuar se autor i vjedhjeve ka qenë 21- vjeçari vlonjat. Ky i fundit kishte grabitur disa pajisje elektronike në dy banesat dhe disa veshje që kapin vlerën e rreth 8.000 lekëve. Policia tha se dje arrestoi të riun, i cili është shoqëruar në dhomat e paraburgimit, ndërkohë që do të përballet me akuzën e vjedhjes.

Email This Klikime: 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›