E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastra faqe interneti në ndihmë të qytetarëve

GJIROKASTRA- Qyteti i gurtë në Internet. Kjo është iniciativa e zyrës së administrimit të vlerave muzeale të këtij qyteti, për t'i ardhur në ndihmë të gjithë turistëve që vizitojnë por dhe atyre që duan të vizitojnë vendlindjen e Ismail Kadaresë, në të ardhmen.

Faqja e internetit do të emërohet www.Gjirokastra.com dhe do të ketë informacion gjithëpërfshirës për historikun, kulturën, vendndodhjen e banesave tradicionale, hoteleve etj.

Drejtoresha e administrimit të vlerave të Gjirokastrës, Ermira Cuberi, deklaroi se “Kjo faqe e re interneti është e domosdoshme, pasi vizitoret e qytetit të gurtë ne mjaft raste e kanë ngritur si shqetësim mungesën e informacionit dhe të të dhënave të ndryshme për Gjirokastrën. Kjo do t’i ndihmojë jo vetëm vizitoret duke u dhënë të dhëna të mjaftueshme, por do të nxisë edhe rritjen e fluksit te turisteve", tha Cuberi për atsh.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›