Rama: Bulqiza, prokuroria të marrë të pandehur Rulin
TIRANË-Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë ku paraqiti nje sere nismash, kryesocialisti Edi Rama i ka bërë thirrje Prokurorisë së Përgjthshme të hetojë dhe të marrë të pandehur ish-Ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli duke etiketuar si shkaktarin e gjithckaje që po ndodh në Bulqizë.
“Edhe njëherë i bëjmë thirrjen e përsëritur Prokurorisë, të marrë të pandehur ish-ministrin e ekonomisë sepse ai është përgjëgjësi që dëmtoi jetën e minatorëve të Bulqizës”.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu i PS-së Edi Rama theksoi se padia patetike e ish-ministrit të ekonomisë Ruli është dëshmi e gjendjes së instaluar në vend.
“Kjo është gjendja e dëshpëruar e prototipave të ulët që përfitojnë duke bërë rolin e të prekurit në dinjitet duke u kthyer nga të akuzuar në akuzues kur organi I akuzës nuk vepron” ka theksuar Rama.
Ndërkaq kreu i PS theksoi se një tjetër ministër që po punon keq e më keq në kurriz të shqiptarëve është ai i Shëndetësisë, Petrit Vasili.
“Së shpejti në Kuvend, do të kemi interpelancën e përgatitur me ministrin e shëndetësisë, Petrit Vasili për të dhënë shpjegime për spitalet dhe ilacet. Kjo nismë do plotësojë kornizën e punës parlamentare të PS.”
Rama garantoi sot qytetarët se cdo hap dhe cdo nismë që do të ndërmerret nga opozita do të ketë vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës së shqiptarëve.
“Shqiptarët duhet ta dinë, se gjithcka që bëjmë sot e bëjmë për të përmirësuar jetesën e tyre nesër”.
Një tjetër pikë ku kreu i PS-së, Rama u ndal është edhe nisma e kësaj force politike për reformën parlamentare.
“Rinormalizimi i bashkëjetesës në sallë mes ndryshimeve në rregullore duhet pasuar me një hap të dytë për një reformë të thellë institucionale të Kuvendit. Rimodelimi i parlamentit është një prioritet i mirëpërcaktuar i BE. Pritet me rëndësi reagimi i palës tjetër, por kundërshtia e ngutur pas publikimit të nismës sonë nuk lë vend për optimizëm. Jozefina mbetet pengesë e madhe në këtë drejtim tamam si në raportin e progresit”- tha Rama.
Nisma tjetër e radhës për të cilën Partia Socialiste do të angazhohet është edhe ajo për heqjen e TVSH-së. Sipas Ramës PS-ja do të depozitojë këtë javë në Kuvend edhe nismën për heqjen e TVSH-së së ushqimeve bazë dhe ilaçeve, e cila pritet me shumë interes nga familjet shqiptare.
"Shurdhëria e qeverisë ndaj këtyre nismave nuk duhet të ndikojë në rrugën që kemi zgjedhur dhe shqiptarët duhet ta dinë se jemi me ta"- theksoi më tej Rama.
Një tjetër nismë e Partisë Socialiste sipas Ramës do të jetë edhe projekti për përpunimin e mbetjeve. Sipas tij opozita duhet të fokusohet qartë me fakte e prova kundër projektit politik në përpunimin e mbetjeve ku i është hapur rruga e rrezikshme të plehrave nga jashtë dhe kërcënimit nga mbetet radioaktive.
Një pikë tjetër ku është ndalur kreu i PS-së Rama ka qenë edhe vizioni opozitar për ligjet që duan 3/5 në Kuvend. “Ne nuk do ngremë kartonin jeshil për arnat e Jozefinës, por jemi gati të punojmë me palën tjetër për vizionin e BE. Synojmë tërheqjen sa më parë të drafteve ‘rroma-përrtoma’ dhe të punojmë për projekte të denja” ka përfunduar Rama.
(d.b/BalkanWeb)