PDIU: Operacioni në veri të Kosovës, shtrirje e sovranitetit
TIRANE- Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e cilëson si të “jashtëzakonshme” vendosjen e policëve dhe doganierëve kosovarë në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp PDIU shpreh mbështetje ndaj vendosjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës, si dhe të policësë dhe doganierëve, në pikat kufitare në kufirin verior të saj.
Kjo forcë politike shprehet se “ky veprim është bërë në koordinim me praninë e bashkësisë perëndimore, të vendosur në Kosovë, KFOR dhe EULEX... dhe bashkëveprimi në çdo hap me praninë ndërkombëtare e përforcon aleancën e popullit të Kosovës me Perëndimin, diçka që është element thelbësor për zhvillimin e Kosovës dhe pranimin e saj përfundimtar në bashkësinë e shteteve.”
Më tej PDIU i kërkon “miqve tanë në opozitën e Kosovës” që të mbajnë parasysh këtë të vërtetë të madhe: çdo hap që ndërmerret në bashkëveprim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, duhet të mbështetet dhe jo të kontestohet.
"E kundërta ndodh me Serbinë, e cila duke ju kundërvënë këtyre veprimeve të Kosovës, duke tentuar të destabilizojë veriun e Kosovës, po përplaset sërish me Perëndimin. Serbia duhet të zgjedhë midis anëtarësimit në BE dhe nxitjes së trazirave të armatosura kundër pranisë ndërkombëtare dhe shtetit të Kosovës", thuhet në deklaratën për mediat.
Arsyeja e dytë, pse PDIU i konsideron zhvillimet në Veri si mjaft të rëndësishme për shtetin e Kosovës, është se me këto zhvillime nis në mënyrë të pakthyeshme procesi i vendosjes së sovranitetit në gjithë territorin.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PDIU: Vendosja e policisë në veri të Kosovës arritje e jashtëzakonshme