Gjirokastra, guidë për monumentet dhe folklorin
Për herë të parë është hedhur në qarkullim një guidë e posaçme që promovon njëkohësisht vlerat e monumenteve dhe folklorit, si vlera të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore. Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore Tiranë, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në prag të çeljes së Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009, ka hedhur këto ditë në qarkullim guidën e re dygjuhëshe, shqip dhe anglisht, titulluar "Gjirokastra, qyteti i festivaleve dhe monumenteve". Guida është përgatitur për botim nga ekspertët e trashëgimisë kulturore të kësaj drejtorie, Genc Bejleri, Arjan Avrazi dhe Arlinda Kondi, në bashkëpunim me ekspertë dhe menaxherë të këtyre vlerave nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare dhe Parku Arkeologjik Antigone në Gjirokastër.
Sipas drejtorit të Trashëgimisë Kombëtare, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Olsi Lafe, nëpërmjet këtij botimi synohet të promovohen njëkohësisht jo vetëm vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore materiale të qytetit, Rrethit dhe Qarkut të Gjirokastrës, por në kuadrin e Festivalit Folklorik Kombëtar si veprimtaria më e spikatur e trashëgimisë shpirtërore të kombit shqiptar edhe vlerat e folklorit dhe festivaleve folklorike në vite. Guida turistike "Gjirokastra, qyteti i festivaleve dhe monumenteve" është botuar me 1200 kopje dhe është e shoqëruar me 54 fotografi artistike me ngjyra, që sjellin imazhe të monumenteve dhe festivaleve në vite.