E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastra muzeale verifikohen 285 ndertime pa leje

Janë 285 ndërtime pa leje në zonën muzeale të Gjirokastrës shtesa apo përshtatje deri në godina masive në monumente të kategorisë së dytë por edhe në ato të kategorisë së parë.

Pas shqetësimit të paraqitur nga UNESKO një grup specialistës po bën identifikimin e këtyre ndërtimeve për të ndërhyrë më pas në përshtatjen e tyre me arkitekturën e ndërtesave qëndrore nëse është e mundur apo për prishjen e tyre.

Grupi i specialistëve për identifikimin e ndërtimeve pa leje në zonën muzeale të Gjirokastrës ka vërejtur se në 2 vitet e fundit është shënuar një ulje e numrit të këtyre ndërtimeve por detyrë e tyre mbetet rikthimi i zonës muzeale në gjendejen e mëparshme kur UNESKO e bëri pjesë të trashëgimisë botërore.

Ismail Xhaferri                     

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›