E Diel, 1 Nëntor 2026

Muzeu i Vlores nuk eshte i pajisur me stenda

Ka përfunduar prej kohësh rikonstruksioni i godinës mbi 90-vjeçare të muzeut të Vlorës, por jo edhe arredimi i tij, pajisja me stenda për vendosjen e objekteve arkeologjike.

Kati i parë i këtij muzeu është pjesërisht i vizitueshëm ndërsa kati i dytë i tij i ngjan një magazine të rëndomtë të cilët punonjësit përpiqen ta mirëmbajnë. Duke qenë në këto kushte numri i vizitorëve është i papërfillshëm dhe ky muze e një fond të pasur prej më shumë se 900 objektesh nuk figuron në asnjë guidë turistike.

Godina e muzeut Historik në Vlorë është ndërtuar në  vitin 1918 dhe ka ka shërbyer si zyra e shkrimtarit vlonjat Ali Asllani për t’u kthyer në vitet 1950 në muze të qytetit.

Festim Llanaj                             

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›