E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese Gjinushi Sjane zgjidhje per opoziten

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi thotë se ccdo ndryshim ligjor apo kushtetues nuk do të zgjidhë krizën në vend. Sipas tij kriza është në qeverisjen e vendit, dhe një president i zgjedhur nga e majta nuk do të ndryshonte situtatën.

Më këtë qendrim zoti Gjinushi thotë se dhe prania e deputëteve të majtë në parlament, do të shërbente si fasadë për një institucion që nuk funksionon. Sipas tij nevojitet një zgjidhje politike përmes zgjedhjeve të reja. Ai thotë se opozita duhet të dalë me këtë qendrim të prerë, dhe jo të presë radhën për të ardhur në pushtet

Pas zgjedhjeve të 8 majit dhe pak para mbylljes së betejës për Tiranën, Edi Rama thirri asamblenë e partisë, ku njoftoi praninë e deputetëve të majtë në parlament  në shtator, ndërsa më vonë lanccoi edhe nismën për ndryshime kushtetuese, por artikulim për zgjedhje të parakohshme nuk ka patur.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›