Semundjet e shqiptareve hipertensioni diabeti dhe zemra
Nëse tre apo katër dekada më pare sëmundjet infektive dhe ato të mushkrive ishin në vendin e parë për numrin e lartë të vdekjeve që shkatonin te shqiptarët, sot kjo tendencë është krejt tjetër. Shqiptarët vuajnë më shumë në ditët e sotme nga hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet kardiake.
Ndërkohë që ka një prirje tjetër, ka ndryshuar edhe mosha në të cilën shfaqen këto sëmundje. Nëse në vitet e mëparshme ato shfaqeshin tek moshat mbi 50 vjeç tashmë tendeca e prezencës së tyre është tek moshat e reja. Megjithatë ka edhe një lajm të mire. Shqiptarët konsiderohen ndër popujt që kanë jetgjatësi të madhe.
Drejtori shëndetit publik, Enver Roshi thotë se e rëndësishme është që për reduktimin e të prekurve nga sëmundjet kronike, është e domosdoshmë që edukimi shëndetsor të fillojë që në fazat e hershme të shkollimit.
Ndërkohë përmirësimin e kushteve në të cilat rriten shqiptarët krahasuar me rreth 20 vite më parë , autoritetet e shëndetsisë e masin edhe me reduktimin e vdekshmërisë foshnjore. Nëse në vitet ‘90 flitej për rreth 60 vdekje për 1000 lindje, kjo shifër ka shkuar sot në 11 për të njëjtin numër lindjesh.
Edlira Sulejmani