E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret ne Gjirokaster mbi 90 raste gjate korrikut

Mjete të vjetra, mungesë uji dhe kryesisht infrastrukture rrugore, janë këto vështirësitë që has sektori i zjarrfikseve të Gjirokastrës në këto ditë kur emri i qytetit të tyre po përmendet vetëm për zjarre dhe hektarë të tëra pyjesh të djegura. Pa ndihmën e banorëve të zonave të prekura nga zjarret por edhe të forcave ajrore greke puna mbinjerëzore e zjarrfikseve të gjirokastrës nuk do të kishte patur rezultate.

Vatrat e zjarreve të regjistruara gjatë muajit korrik dhe në filim të muajit gusht në Qarkun e Gjirokastrës arrijnë në 93 raste pjesa më e madhe e të cilëve është regjistruar në rrethet e Përmetit dhe Tepelenës në sipërfaqet e kullotave si dhe Dropulli dhe kufiri i gjelbër me Greqinë.

Ismail Xhaferri        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›