E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arumunet pro formularit per regjistrimin e popullsise

Shoqata Arumunet e Shqiperise me e vjetra e shoqatave qe perfaqesojne arumunet ne vendin tone eshte deklaruar pro formularit per regjistrimin e popullsise te publikuar nga Instituti i Statistikave. Vetem pak dite me pare nje tjeter shoqate qe pretendon se perfaqeson arumunet dhe qe eshte e lidhur me arumunet e Greqise ishte shprehur kunder ketij formulari. Sipas shoqates Arumunet e Shqiperise te kater shoqatat qe kane firmosur nje deklarate dhe qe kerkojne rikthim te draft-pyetesorit per ceshtjen e regjistrimit te popullsise sipas perberjes etnike nuk jane dhe smund te jene zeri i te gjithe minoriteteve qe banojne ne Shqiperi. Ato jane nje pjese e vogel e organizimit neper shoqata qe kane minoritete etnike ne vendin tone.

Sipas tyre duke u njohur edhe nga deklarimet ne shtyp dhe mbeshtetur edhe ne mendimin e eksperteve dhe pervojes se vendeve me te perparuar te Evropes pyetja qe eshte vene ne pyetesorin final publikuar nga INSTAT ku kerkohet ne menyre te lire te deklarohet se kujt etnie i perket nje individ nese nuk eshte i etnise shqiptare per mendimin tone eshte plotesisht e drejte.

Shoqata Kulturore Arumunet e Shqiperise qe mbledh ne radhet e saj nje numer jo te vogel anetaresh eshte kunder zhurmes qe po behet dhe pranon pyetesorin final per sa i perket deklarimit te perkatesise etnike dhe gjuhes amtare duke mos i cilesuar ato ne pyetesor.

Ne rastin ne te cili formulari do te modifikohet me perfshirjen e opsioneve te cilat ju referohen perkatesise etnike dhe gjuhes amtare insistojme qe formulari te permbaje opsionin Arumun si pergjigje e pyetjes nr. 9 per sa i perket perkatesise etnike. Emertimi Arumun perdoret ne dokumentet zyrtare te shtetit shqiptar si edhe eshte emertimi nderkombetar i ketij grupi etnik. Gjithashtu opsioni Arumanishte duhet vendosur ne pergjigjen e pyetjes nr. 11 per sa i perket gjuhes amtare. Korrigjimi i ketij gabimi eshte i domosdoshem me menyre qe te mos komprometohet perpjekja e autoriteteve shqiptare per te organizuar nje regjistrim konform me standardet e rekomanduara nga komuniteti nderkombetar. Perfshirja ne formular e opsionit te identitetit etnik arumun do te eliminonte mundesine e manipulimit te Regjistrimit ne perfitimin e te treteve nga jashte Shqiperise. Gjithashtu do te korrigjonte realitetin e statusit te Arumuneve ne Shqiperi ndash thekson shoqata.

Ata theksojne se shoqata Arumunet e Shqiperise nuk mund te pranoje te perfaqesohet ne komisionin qendror te Regjistrimit te Popullsise dhe Banesave apo ne grupet e punes ne terren nga persona ne zgjedhjen e te cileve nuk ka marre pjese dhe te cilet nuk jane autorizuar nga ne aq me shume qe keta perfaqesues nuk mund te garantojne qe do te veprojne ne interesin e arumuneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›