E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gjithçka në rregull me pasurinë”



Kandidati i përzgjedhur nga Presidenti Topi, për në Gjykatën e Lartë, Vexhi Muçmata, tha dje për gazetën se ai nuk ka dijeni për urdhrin e Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Ai tha se nga kontrollet që ka bërë ILKDP-ja ka rezultuar se pasuria e tij është deklaruar e saktë dhe burimet kanë justifikuar gjithçka. "Kam aktin e kontrollit të përgjithshëm të muajit mars, që përfshin kontrollin e pasurisë nga viti 2003, e deri në vitin 2009. Rezulton se gjithçka është në rregull dhe është konstatuar se pasuria është vënë nga burime të justifikuara dhe të raportuara saktë. Nuk kam dijeni për këtë urdhër të ILKDP-së", tha Muçmata. Ai tha më tej se institucioni duhet të bëjë detyrën e vet, ndërsa u shpreh i hapur për çdo gjë. Vexhi Muçmata është aktualisht Prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ai është përzgjedhur nga Presidenti i Republikës si kandidat për anëtar në Gjykatën e Lartë. Javën e ardhshme, Muçmata do të jetë në Komisionin e Ligjeve në seancën dëgjimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›