E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihana, seksi edhe me flokë të kuqe



Njihet për eksperimentet me flokët dhe këtë herë ka zgjedhur të duket ndryshe. Bëhet fjalë për këngëtaren mit të adoleshentëve, Rihanën, e cila për këtë verë ka zgjedhur ngjyrën e kuqe për flokët. Në fotografitë e fundit ajo shfaqet më seksi se kurrë, me një model tepër modern dhe një veshje sa seksi, aq edhe seksuale. Rihana është shprehur se pamja e jashtme është çelësi për një karrierë të suksesshme, sidomos kur bëhet fjalë për të qenë ikonë e mijëra fansave. Duket se këngëtarja, pas një periudhe të errët në jetën e saj, ndihet e sigurt në vetvete dhe plot jetë. Për këtë e ndihmon edhe luku i ri, që pritet të imitohet nga shumë moshatare të sajat në mbarë botën. E veshur me një fustan bardhezi, Rihana është fotografuar teksa shëtit nëpër rrugët e Nju Jorkut. Si po shkon jeta e saj sentimentale? Nga ajo që shohim, mund të themi se është rikthyer Rihana e gjallë e plot jetë, gati për sfidat e reja në muzikë.

1 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›