Zjarri shkrumbon fabriken
ELBASAN- Nje zjarr qe zgjati vetem pak minuta, arriti te perpije gjithcka ne fabriken e sfungjerit ne Elbasan, fatmiresisht pa viktima. Sipas punetoreve te fabrikes, zjarri qe ra rreth ores 10:30 te paradites se djeshme, eshte shkaktuar nga ardhja e energjise, qe provokoi nje vater zjarri ne afersi te makinerise se presimit te lendes se pare. Ne fillim u verejt vetem nje shkendije, por ne pak minuta u perfshi gjithe sfungjeri dhe makinerite nga flaket. "Gjate inventarit qe bera para Vitit te Ri , kishim 32 milion leke vetem lende te pare, pa llogaritur edhe makinerite qe kushtojne shume. Askush nga ne nuk e pi duhanin, ndaj faji i mbetet vetem energjise", tha qiramarresi i fabrikes, Bedri Dema, i cili shtoi se flaket shperthyen porsa erdhi energjia. Qiramarresi, se bashku me dy punetoret u larguan me shpejtesi dhe tentuan te shuanin flaket me kova uji, por gjithcka ishte e kote. Ne ndihme te tyre erdhen edhe punetore te uzines mekanike qe ndodhet ngjitur me fabriken e sfungjerit, si dhe u lajmeruan zjarrfikesit, te cilet mberriten menjehere ne vendngjarje. Zjarrfikeset munden te lokalizonin zjarrin, i cili rrezikonte edhe ndertesat aty prane. Ne vendngjarje shkoi nje grup hetimor qe po punon per te zbardhur shkakun e zjarrit. Fabrika e sfungjerit ne Metalurgji, eshte nje sipermarrje private, e cila ushtron aktivitetin e saj prej disa vitesh. Edhe here te tjera ka pasur shperthime masive te zjarrit ne uzinat dhe fabrikat e ish-Kombinatit Metalurgjik. M. Kasemaj