E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shikon ne sy, "ha" karrige kokes

BERAT- Nje grindje midis 3 bashkefshatareve ne nje nga lokalet e fshatit Verjon, per pak sa nuk perfundoi ne nje tragjedi. Burime zyrtare te policise bene te ditur se ne Verjon te komunes Otllak, vetem 10 km larg qytetit te Beratit, dy kusherinjte Selajdin Cala, 46 vjec dhe Elidon Cala, 22 vjec, lindur e banues ne kete fshat, hyne per te pire ne lokalin e N. Kores, ne qender te fshatit. Ne lokal ndodhej edhe Arjan Shulla, 38 vjec, po banues ne Verjon. Pasi konsumuan nje sasi te madhe alkooli dhe erdhen ne qejf, dy kusherinjte nisen te shkaktojne zhurme, gje qe mesa duket shqetesoi pronarin, i cili u kerkoi te mos benin zhurme dh te mos shanin lart e poshte. Ne nje moment, Shulla i pa ata ne sy, por ata te nervozuar iu drejtuan "pse shikon", dhe pa u vonuar nisen ta qellojne me karrige ne koke e trup. Shulla ra ne toke pa ndjenja, nderkohe qe dy agresoret u larguan ne drejtim te paditur. Policia qe mberriti menjehere ne vendngjarje, transportoi menjehere per ne spital te plagosurin dhe po punojne per kapjen e autoreve. D. Xhelili

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›