Meningjiti nuk erdhi nga Italia
Priten analizat. ISHP, thote se vatra nuk ka lidhje me faktore te jashtem. Motrat Krasta pohojne se jane infektuar nga nje emigrant
Instituti i Shendetit Publik ka hedhur poshte hipotezen se semundja e meningjitit e hasur ne fshatin Memlisht te Pogradecit, mund te kete lidhje me vatren e konstatuar gjate koheve te fundit ne Itali. Po keshtu ky institucion ka mohuar faktin qe semundja ngjitese te kete ardhur si pasoje e situates gripale qe ka perfshire se fundi vendin. Keto versione jane rrezuar nga mjeket infeksioniste pas inspektimit te kryer ne vatren e infeksionit, pikerisht ne banesen e familjes Krasta. Sipas mjekeve te Institutit te Shendetit Publik, fakti qe vatra eshte e izoluar nuk te le asnje hije dyshimi se infeksioni nuk eshte transmetuar nga jashte vatres ku ka shperthyer semundja ngjitese. Per momentin mjeket dyshojne ne nje helmim te vajzes se madhe te familjes, si pasoje e ushqimeve te konsumuara. Edhe gjate dites se djeshme mjeket infeksioniste te Institutit te Shendetit Publik kane vazhduar punen per te zbuluar prejardhjen e virusit qe shkaktoi infektimin e dy motrave Krasta nga Memlishti i Pogradecit. Per te bere te mundur eleminimin e virusit, mjeket kane urdheruar edhe dizinfektimin e baneses ku jetojne personat e prekur nga semundja e rende ngjitese. Nderkohe mjeket e spitalit te Korces, kane bere te ditur se gjendja e motrave te prekura nga infeksioni eshte ne permiresim e siper, gje te le te shpresosh ne nje sherim te shpejte te tyre. Ilir Koroveshi, nendrejtor i spitalit rajonal te Korces, eshte shprehur se gjendja e dy pacienteve, Esma Krasta, 22 vjec dhe Trendafile Krasta, 25 vjec, eshte permiresuar pas trajtimit te tyre ne repartin infektiv. Ai sqaroi se nga kontrolli mjekesor, ka rezultuar renie e temperatures, dhe me e rendesishmja, nuk ka pasoja per demtimin e cipes se trurit. Per trajtimin e metejshem mjekesor te dy motrave Krasta priten edhe rezultatet e analizave, thane burimet nga spitali rajonal i Korces.
Sipas pohimeve qe kane dhene vete motrat Krasta, por edhe familjare te tyre, prekja nga virusi i meningjitit akut, mund te kete ardhur nga nje emigrant i ardhur nga Greqia, i cili ka qene per vizite ne kete familje. Shqetesimet e para shendetesore te nje prej motrave Krasta kane ardhur qe ne daten 1 Janar, dhe po kete dite shfaqi simptoma te ngjashme infektimi edhe motra e saj. Te dy pacientet, pas nje trajtimi paraprak ne spitalin e Pogradecit, jane derguar per vizite me te specializuar ne spitalin rajonal te Korces. Ne kete spital, mjeket specialiste kane arritur ne konkluzionin se dy motrat Krasta, dyshohet te jene prekur nga virusi i meningjitit akut. Per te parandaluar perhapjen e virusit te rrezikshem jane marre masa te rrepta dizinfektuese si ne spitalin e Korces, ku dy vajzat vazhdojne te mbahen ne gjendje izolimi, ashtu edhe ne familjen e tyre. Burimet nga spitali i Korces, thane se nuk konstatohen raste te tjera te kesaj semundjeje te rrezikshme si ne fshatin Memlisht te Pogradecit, ashtu edhe ne spital, pas dizinfektimeve dhe masave mbrojtese.