Gjithçka pezull
Presionet mbi Atifete Jahjagën për të dhënë dorëheqje do të shtohen edhe më shumë kur amendamentet kushtetuese për kompetencat dhe zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nuk do të marrin votat e 2/3 e deputetëve.
Kjo pritet të ndodhë pas 10 shtatorit, kur në Parlamentin e Kosovës do të shkojnë propozimet për ndryshime kushtetuese për çështjen e Presidentit.
Kryetari i Komisionit për Ndryshime Kushtetuese, Arsim Bajrami ka deklaruar të dielën se Komisioni do të mblidhet gjatë javës për t’i hequr nenet për të cilat Gjykata ka dhënë vlerësim se pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut. Ka premtuar se pastaj do t’i propozojnë Kuvendit t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese për Presidentin që janë në përputhje me Kushtetutën.
Këto nene përcaktojnë kompetenca të reja për Shefin e Shtetit në fushën e sigurisë, ndërsa parashihet që zgjedhja e Presidentit të ardhshëm të ndodhë përmes zgjedhjeve të drejtpërdrejta. Aty nuk do të jetë neni antikushtetues që ia shkurton mandatin presidentes aktuale.
Për dalim prej PDK’së, deputetët e LDK’së kanë thënë se nuk do të votojnë ndryshimet e reja kushtetuese për ta fuqizuar Presidentin, pa u krijuar kushtet për zgjedhje të parakohshme presidenciale.
Mospajtime mes dy partive më të mëdha ka edhe sa i përket procedimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend për çështjen e Presidentit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...