Kurti: Kosovës po i rrezikohet shtetësia

Kurti theksoi se Kosovës është pa sovranitet dhe fusnota e ka dobësuar konceptin e shtetësisë së Kosovës.
“Shteti i Kosovës më këtë pavarësi pa sovranitet, për popullin ton është tepër dhe të për vonë. As pranvera e as vera, as ngrohja globale nuk po shkrin fusnotën, po fusnota po e shkrinë pavarësinë. Shteti i Kosovës është rrezikuar si asnjë here nga armiku ynë, Serbia, e cila është e pakushtëzuar, ndërsa Qeveria e Kosovës është e shantazhuar”, ka deklaruar, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
“Armiku ynë, Serbia, është i pakushtëzuar ndërsa Qeveria e Kosovës është e shantazhuar. Serbia po vendos kushte çdo herë në secilin dialog. Koha e dialogut, mënyra dhe temat janë me pajtimin e saj sepse janë interes i saj. Kjo është arsyeja pse Serbia e do këtë dialog. Dhe, kjo është arsyeja pse nuk mund të ketë rezultat të favorshëm për Kosovën aty”.
Sipas Kurtit, privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore e publike në Kosovë nuk ka qenë ide, por mungesë e idesë së zhvillimit. Njësoj, dialogu e bisedimet me Serbinë nuk kanë qenë ide, por mungesë e idesë së shtetndërtimit.
“Sipër Qeverisë së Kosovës ndodhet protektorati ndërkombëtar i cili as nuk po përfundon e as nuk po përmbyllet, por po hyn përbrenda institucioneve të Kosovës. Ky protektorat e ka sjellur paqen pa demokraci, sigurinë pa zhvillim dhe stabilitetin pa liri”, ka thënë Kurti.