Jakshiqi për fusnotën: Ditë e zezë, o fat i zi

“Nëse sipas mëngjesit shihet dita, serbët në Kosovë i pet thënia popullore ‘Ditë e zezë, o fat i zi’. Frikësohem se ky është vetëm fillimi i kompromiseve të dhimbshme që i paralajmëronte zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq”, i tha Jakshiqi agjencisë Beta.
Sipas tij, qeveria serbe me këtë akt të lëshimit pe ka shkuar përtej marrëveshjes që në Bruksel e ka arritur negociatori i Beogradit, Borisllav Stefanoviq.
Ai përkujtoi se në mitingun parazgjedhor në Mitrovicë, Partia e Tomisllav Nikoliqit me plotë gojë premtonte se do të anulojë të gjitha marrëveshjet që Stefanoviq i ka arritur me Edita Tahirin, transmeton Koha.net.
Si raporton gazeta Blic, zyrtarët serbë më nuk do të duhet të braktisin tubimet ndërkombëtare ku marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës, pasi që qeveria serbe sot ka miratuar instruksionet e reja për veprim të përfaqësuesve shtetërorë në tubimet e tilla.