Gjithnjë e më shumë kinezë “të pakënaqur me jetën”

Pakënaqësia shoqërore në Kinë ka shënuar rritje këtë vit, në bazë të një raporti të ekspertëve më të mirë kinezë.Njerëzit në qytetet e vogla dhe zonat rurale po bëhen gjithnjë e më të pakënaqur me jetët e tyre, theksoi Akademia Kineze e Shkencave Sociale.
Disa tregues kryesorë të përgjithshëm si kënaqësia me punën, siguria sociale dhe dispozitat e kohës së lirë, kanë arritur në pikën më të ulët në Kinë që prej vitit 2006.
Studimi thekson se njerëzit janë të pakënaqur me inflacionin dhe me të ardhmen personale.
Në një botim vjetor, studiuesit vizatuan një pikturë shumë larg shoqërisë harmonike të vendit të trumbetuar nga ledershipi i vendit.