E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta te dhunshme ne Athine. Rrahin ish- ministrin e Karamanlis

Greqia është paralizuar nga greva e përgjithshme 24 orëshe ndërsa në sheshin kryesor të Athinës protestat degjenerojnë në dhunë. E ndërsa janë ndalur transportet eshtë përflakur sheshi para parlamentit i plagosur ka mbetur dhe ish- ministri i Transporteve gjatë qeverisë së Karamanlisit, Kostis Hatzidakis.

Manifestuesit e kanë sulmuar nën thirrjet “hajdutë”, “t’u vijë turp” dhe kanë hedhur kundër tij gurë e shkopinj derisa forcat e rendit arritën ta tërheqin në brendësi të godinës së parlamentit. 

Sindikatat kanë protestuar kundër miratimit të paketave shtesë të shkurtimeve nga parlamenti ndërsa i gjithë vendi është paralizuar nga greva.

Si grupi i parë që nuk u paraqitën në punë ishin kontrollorët e trafikut ajror. Në mëngjes hynë në grevë edhe marinarët. Të mbyllura qëndrojnë edhe të gjitha institucionet administrative si ministritë, muzetë, shkollat dhe universitetet. Mjekët në spitalet publike trajtojnë vetëm rastet urgjente. Autobusët, trenat dhe metrotë kanë mbetur të parkuar gjithashtu. Sindikatat protestojnë kundër shkurtimeve në pagat dhe kundër reformave jopopullore në tregun e punës.

Masat janë pjesë e marrëveshjes mes qeverisë socialiste me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për reduktimin e deficitit mjaft të lartë shtetëror.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›