Levizjet per qeverine e re ne Kosove. Bisedime Thaçi- Pacolli

PDK-’ja ka nisur përpjekjet për formimin e qeverisë së re. Ende pa u përmbyllur procesi zgjedhor, zyrtarë të lartë të partive kanë filluar të flasin për formimin e qeverisë së re. Sipas burimeve nga Prishtina Hashim Thaçi ka takuar të martën zyrtarë të AAK- së dhe AKR-së.
Zyrtarisht takimet janë mohuar nga drejtues të PDK-së. Por, në një komunikatë për media, partia e Behgjet Pacollit shfaqi gatishmërinë e saj për të qenë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaci ka thënë se është i hapur të bëjë koalicion me secilën parti politike, përvec lëvizjes “Vetëvendosje”.
“Unë do të zgjedh partnerët më të mirë që i përshtaten konceptit tim dhe vizionit për një Kosovë euro-atlantike. Unë jam për një rajon pa kufi në Evropën e bashkuar”, ka thënë Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ndërsa PDK-ja ka dalë e para në zgjedhjet e para pas pavarësisë, partitë tjera dhe vëzhguesit e pavarur janë ankuar për parregullsi në dy bastionet e Thaçit, ku pjesëmarrja ka qenë më shumë se 90 për qind, shumë më tepër sesa 48 për qindëshi i mesatares kombëtare. “Kjo ka qene politikisht e planifikuar për të tërhequr vëemendjen prej fitores së thellë të PDK-së… në 20 komuna”, është shprehur Thaçi, ndërsa ka theksuar se do të respektojë çdo vendim që vjen nga institucione, ndërkohë që KQZ-ja ende nuk ka vendosur nëse duhet të ketë përsëritje të zgjedhjeve të pjesshme.
I pyetur nëse pas zgjedhjeve pret hetime nga EULEX-i për korrupsion, ai ka thënë se nuk as informacione e as indikacione. Por sipas tij “nën asnjë rrethanë njerëzit që janë të korruptuar do të jenë pjesë e qeverisë”.
Delina Bitraku