Trafiku i organeve, Thaçi hedh poshte akuzat

Qeveria e Kosovës i quan të pavërtetë dhe të pabazë raportin e Këshillit të Europës të publikuar nga “The guardian” sipas së cilit kryeministri Thaçi ishte në krye të një rrjeti kriminal të akuzuar për vrasje, rrahje dhe trafikim organesh. Qeveria e Kosovës e ka hedhur poshtë raportin e Këshillit të Evropës duke i quajtur ato shpifje dhe ka kërcënuar me hapa ligjorë e politik . Raporti cilësohet si i pabazuar në fakte dhe nga qytetarë, gazetarë e madje dhe kundërshtarët e kryeministrit Thaci.
Por Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç shprehet se “ky raport është sinjal se ka ardhur koha që tërë bota e qytetëruar të pushojë së mbylluri sytë para realiteteve të tmerrshme në Kosovë e tregon se si është Kosova sot, dhe kush janë liderët e saj”. Jeremic i bëri këto komente në Moskë pas takimit me homologun rus Sergei Lavrov sipas të cilit informacionet për trafikimin e organeve kanë dalë në sipërfaqe shumë kohë më parë dhe Moska është “shumë e alarmuar” nga raporti i ri.
Raporti i publikuar nga gazeta britanike e quan Thacin bosin e një organizate të lidhur me mafien. “Thaçi, atëherë kreu i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës, UÇK, ka qenë i përfshirë ndër të tjera në trafikimin e organeve, në vrasje me porosi dhe krime të tjera. Organet janë marrë kryesisht nga të burgosurit serbë gjatë luftës së Kosovës” thuhet më tej në këtë raport.
Gazeta shkruan se persona të rrethit të ngushtë të Hashim Thacit kanë mbajtur robër serbë në një fshat të thellë në veri të Shqipërisë, ku ata u vranë ndërsa organet e tyre janë shitur në tregun e zi.
Vendet perëndimore i kishin ditur këto krime, por i kishin injoruar ato. Raporti në fjalë pritet të paraqitet ditën e enjte në Paris përpara diplomatëve evropianë të Këshillit të Evropës, nga raportuesi Dick Marty.