Gjithnje kunder njeri-tjetrit Si mund te arrihet bashkejetesa mes serbeve dhe kroateve

Askush nuk thote se nuk ka probleme por askush nuk deshiron as ti fshehe problemet dhe mendoj se kjo eshte politika themelore qe aktualisht zhvillohet mes Serbise dhe Kroacise. Ky ishte vleresimi i ambasadorit te Kroacise ne Beograd Zheljko Kupreshak duke folur per marredheniet e pergjithshme ne mes te dy vendeve fqinje me rastin e botimit te koleksionit me punime shkencore Pakicat kombetare si faktor stabiliteti ne marredheniet nderkombetare te Kroacise dhe Serbise.
Ky koleksion eshte prezantuar gjate diteve te fundit ne disa qytete te Serbise. Fjala eshte per nje liber ne te cilin ndodhen tekstet e mbi 20 studiuesve dhe hulumtuesve nga te dyja vendet te cilet flasin per problemet qe rendojne sot raportet mes Kroacise dhe Serbise. Megjithate ne kete liber nuk mungojne as shembuj pozitive.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje simbolike dy flamujt serbe dhe kroate
Te mos jetojme vetem krah njeri-tjetrit...
Sipas Dragutin Babiqit nga Instituti per Migracion dhe Studime Etnike me seli ne Zagreb problemi kryesor ne raportet mes serbeve dhe kroateve eshte ceshtja e bashkejeteses. Problem themelor eshte ende riintegrimi i te kthyerve serbe por edhe riintegrimi i serbeve ne shoqerine kroate dhe ne shtetin kroat ne pergjithesi. Perkatesisht problem kryesor eshte ceshtja e bashkejeteses ne menyre qe njerezit te mos jetojne vetem krah njeri-tjetrit por te jetojne si pjese e bashkesise vlereson Babiq.
Tomislav Zhigamnoviq nga Instituti per kulturen e kroateve te Vojvodines thote se marredheniet e ndersjellta rendohen edhe nga fakti se askush nuk flet per krimet e kryera ndaj kroateve ne Vojvodine. Ai kujton se 20 njerez jane vrare ne Vojvodine nderkohe qe rreth 35 mije te tjere pa deshiren e tyre jane detyruar te largohen nga kjo krahine.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje kroate ne nje kamp serb ne vitet 90-te. Riintegrimi i te kthyerve ne secilin nga dy shtetet mbetet ende problematik
Pakicat nuk jane burim i konflikteve
Studiuesit dhe hulumtuesit kane rene dakord se marredheniet mes dy vendeve dhe pozita e pakicave kombetare ne te dyja vendet permiresohet sa me shume qe keto shtete i afrohen Bashkimit Evropian. Ata thone se incidentet etnike sa vijne e pakesohen ato nuk jane sic kane qene para pese apo gjashte vitesh dhe Serbia dhe Kroacia sillen ndaj njera-tjetres gjithnje e me shume si shtete. Natyrisht qe ka ende dobesi por shteti vepron gjithnje e me shume si shtet ligjor dhe ashtu reagon ne rast se i shkelen dikujt te drejtat thekson Dragutin Babiq.
Pakicat kombetare kroatet ne Serbi dhe serbet ne Kroaci duhet te shihen si faktor stabiliteti ne raportet mes dy vendeve dhe jo si burim jostabilteti dhe konflikteve te mundshme vleresojne shkencetaret.
Koleksioni Pakicat kombetare si faktor stabiliteti ne marredheniet nderkombetare te Kroacise dhe Serbise eshte pergatitur nga Instituti per Migracionin dhe Studimet Etnike ne Zagreb si rezultat i konferences po me te njejtin emer e cila eshte mbajtur ne kryeqytetin e Kroacise.
Autor Dinko Gruhonjiq / Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi