Serbia dhe integrimi ne BE fare do te thote bashkepunim i plote me Hagen

Ne fillim te ketij viti si nga Brukseli ashtu dhe nga Beogradi eshte theksuar se viti 2011 do te jete vit i sfidave te medha por edhe i mundesive te medha ne procesin e eurointegrimeve per Serbine. Nese deshiron te arrije objektivin dhe fundin e ketij viti ta prese si vend kandidat per anetaresim ne BE Serbia duhet te kryeje nje varg reformash serioze. Dhe perderisa Komisioneri per zgjerimini BE-se Stefan Fle dhe Raportuesi i Parlamentit Evropian per Serbine Jelko Kacin theksojne se Zyra e qeverise se Serbise per eurointegrime po i kryen shkelqyeshem punet e saj dhe po tregon se Serbia ka kapacitete te medha administrative ata kujtojne njekohesisht se pervec ceshtjeve te reformave teknike ne rrugen drejt kandidimit Serbine e presin edhe detyra te tjera
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Logoja e GND
Cile jane faktoret vendimtare per Serbine ne rrugen drejt BE-se
Drejtorja e programit per Evropen ne Grupin Nderkombetar te Krizave Sabine Frejzer per Deutsche Wellen eshte shprehur Eshte e mundur qe Komisioni Evropian i cili se pari i vlereson aftesite teknike te Serbise ne permbushjen e kritereve te Kopenhages do te thote qe Serbia ka bere pune te mire dhe teknikisht eshte e gatshme te filloje bisedimet per anetaresim ne BE. Por atehere per diskutim do te shtrohet edhe mendimi i vendeve anetare te cilat duhet te japin driten jeshile. Ne kete pike bashkepunimi me Hagen dhe raportet Serbi -Kosove do te jene faktore vendimtar politik qe do te percaktojne nese vendet anetare do te mbeshtesin mendimin e Komisionit Evropian
Komisioni Evropian ne 12 tetor ka paralajmeruar prezantimin e raportit te ri per progresin e arritur nga vendet e ndryshme ne proceset eurointegruese. Ne kete raport pritet te perfshihet edhe mendimi per gatishmerine e Serbise qe te fitoje statusin e kandidatit per hyrjen ne BE. Po ashtu gjate ketij viti pritet publikimi i raportit te qershorit dhe ai i dhjetorit i kryeprokurorit te Tribunalit te Hages Serge Brammertz .
Shefi i diplomacise suedeze Karl Bildt vlereson qe ne formimin e mendimit per kandidaturen e Serbise vendimtare mund te jene shume ceshtje dhe jo vetem apo ne radhe te pare bashkepunimi me Tribunalin e Hages eshtje kyce ne te vertete jane shume ceshtje te tjera. Procesi i dhenies se mendimit nga Komisioni Evropian eshte shume gjitheperfshires ku skanohet nje vend dhe perparimet e tij. Bashkepunimi me Tribunalin e Hages eshte vetem nje pjese e ketij procesi kujton Bildt.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Serge Brammertz kryeprokuror i Tribunalit te Hages
Dallime mes vendeve evropiane per bashkepunimin e Serbise me Hagen
Dhe perderisa te gjithe pajtohen se bashkepunimi me Hagen mbetet kusht per afrimin e Serbise me BE-ne ka dallime sa i perket definicionit bashkepunim i plote me Hagen. Ne rastet e mehershme per shembull me rastin e nenshkrimit te Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit disa vende ne radhe te pare Holanda dhe Belgjika kishin vleresuar se Serbia duhet te perkujdeset qe Mlladiqi te gjendet ne Hage vende te tjera ishin me fleksibel. Per kete do te kete shume diskutime ndersa mendimi im eshte qe Mlladiqi duhet te jete ne Hage para se te kene filluar negociatat per pranimin e Serbise ne BE thote perfaqesuesja e Grupit Nderkombetar te Krizave Sabine Frejzer.
shte detyre e Tribunalit te Hages dhe kryeprokurorit Serge Brammertz te definoje se cfare do te thote bashkepunim i plote dhe ndoshta kjo nuk nenkupton patjeter edhe Mlladiqin ne Hage vlereson Roza Balfur nga Qendra per politike evropiane me seli ne Bruksel. Te gjithe fokusohemi tek Mlladiqi por bashkepunimi i plote me Hagen ngerthen shume gjera te tjera. Nuk eshte ne pyetje vetem dorezimi i krimineleve te luftes por edhe krijimi i strukturave te sigurise transparenca e trye ofrimi i dokumentacionit te nevojshem per Hagen. Brammertz vlereson shume gjera dhe mendimi i tij per perparimet e Serbise nuk do te varet vetem nga dorezimi i Mlladiqit por edhe nga ceshte te tjera thote Roza Balfur.
Autor Marina Maksimoviq/Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi