Gjoba 100 mije leke, burg te dyshuarve
Tirane - Gjykata e Tiranes ka lene ne burg dy te rinjte e akuzuar per gjobevenie ndaj djalit te nje biznesmeni ne kryeqytet, kater dite me pare. Edhe pse Genci Harusha dhe Liridjon Frrokun, te dy 18 vjec, nuk e kane pranuar akuzen perpara gjykateses se gatshme Miranda Ndoja, duke thene se nuk e kishin marre peng Xhejnis P., trupi gjykues vendosi dje masen e sigurise "arrest me burg". Megjithese jane kerkuar shpjegime shtese, dy te dyshuarit nuk kane folur me tej, duke pretenduar pafajesi. Mbrojtja i ka kerkuar gjykates caktimin e nje mase sigurie me te bute, nderkohe qe gjykata vendosi mbajtjen ne qeli te dy adoleshenteve. Dy te pandehurit akuzohen per vepren penale te "shtrengimit me dhune dhe dhenie pasurie". Sipas prokurorise, dy moshataret ne menyre te vazhdueshme kane kercenuar per t'i marre shumen e parave prej 100 mije lekesh Xhejnis P., 18 vjec, djali i nje biznesmeni.
R.C