E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Kastratit, familjaret kerkojne Olldashin

Tirane - Procesi ndaj vrasjes se mjekut dhe nenkryetarit te Partise Demokratike Has, Behar Kastrati, tre vite me pare, ka vazhduar me pyetjen e deshmitareve te radhes. Te aferm te pandehurve kane treguar para togave te zeza diten e djeshme se vellezerit Abedin e Qamil Rexha nuk kane qene te pranishem ne Kukes diten e ngjarjes, 7 korrik 2005. Nderkohe qe mbrojtja, gjate seances se djeshme, ka kembengulur ne thirrjen si deshmitar te Sokol Olldashit, ish-kandidat per deputet ne zonen e Shijakut dhe aktualisht minister i Transporteve. Kerkesa, e cila eshte bere dy seanca me pare, eshte riperseritur serish diten e djeshme, nderkohe qe togat e zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, nuk kane marre ende nje vendim. Sipas mbrojtjes, te pandehurit diten e ngjarjes kane qene pikerisht me Olldashin, keshtu qe ky i fundit duhet te tregoje te verteten se cfare ka ndodhur realisht me 7 korrik te vitit 2005, kur edhe u mor peng mjeku Behar Kastrati.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›