E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkonte parate, denoncohet per kanosje

Tirane - Kerkonte demshperblimin qe i takonte ne shkembim te furnizimit me lende drusore, por paditet nen akuzen e shtrengimit me kanosje per dhenie te pasurise. Nikolin Gjaci, me origjine nga Rresheni, dhe funizues i firmes "Morina", akuzohet per kete krim te kryer ne Lezhe, ne fillim te muajit. Gjate shpjegimeve te dhena pas arrestimit, i dyshuari ka shpjeguar se nuk ishte paguar per lenden drusore nga Met D., nderkohe qe kerkonte vetem parate qe i takonin. Ceshtja ndiqet nga Gjykata e Krimeve te Renda, e cila dje ka dhene masen e sigurise "arrest me burg" per Gjacin, deri ne fund te procesit. Debati mes furnizuesit dhe klientit ka nisur per nje borxh prej 280 mije lekesh, kurse avokati deklaroi dje se Gjaci kishte kerkuar vetem 4 mije leke dhe perseri keto para nuk i ishin dhene.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›