Klinton dhe Obama perplasen ashper ne debatin e Karolines se Jugut
Rivalet demokrate, kandidate per kreun e Shtepise se Bardhe Barack Obama dhe Hillary Clinton u perplasen dje "ashper" ne nje debat ne Karolinen e Jugut, duke akuzuar njeri-tjetrit per fshehje te te vertetes dhe duke sjelle dhe qortimin e rivalit tjeter John Edwards per "grindje" mes tyre. Me tensionet ne rritje ne betejen demokrate per zgjedhjen e kandidatit ne garen per president, Obama dhe Clinton shkembyen fjale te ashpra, duke ia nderprere fjalen dhe duke folur kunder njeri-tjetrit ne debatin me te nxehte te nje fushate te tille rivaliteti.
Obama vuri ne pikepyetje vertetesine e Hillari Clinton, kur ajo sulmoi deklaratat e tij kohet e fundit ndaj fushates ne Irak dhe idete e shpenzimet e ish-presidentit republikan, Ronald Reagan. "Nje nga ceshtjet qe ka ndodhur gjate kursit te kesaj fushate, eshte nje seri pohimesh te bera nga senatorja Klinton dhe bashkeshorti i saj, qe faktikisht nuk jane te sakta", tha Obama, senator i Illinoisit, i cili ne rast se fiton do te jete presidenti i pare amerikan me ngjyre.
Klinton, senatore e Nju Jorkut, e cila do te jete e para president grua ne Shtetet e Bashkuara ne rast fitoreje, tha se ishte e veshtire te debatoje me Obamen. "Eshte shume e veshtire te kesh nje debat te drejte me ju, pasi asnjehere nuk merrni pergjegjesine per ndonje vote", i tha ajo Obames. Klinton dhe Obama po garojne per zgjedhjen e kandidatit demokrat ne zgjedhjet e nentorit per te pasuar presidentin George W. Bush. Obama ka fitur Ajoven dhe Klinton ka fituar dy gara ne Nju Hempshjaer dhe Nevada.