Gjoba, CEZ kërkon marrëveshje për verifikimin e matësve

Kët amendamente e detyrojnë CEZ Shpërndarje të bëjë verifikimin të matëseve të saj përmes në palë të tretë të licencuar nga DPM. Këto amendamente sqaron më tej CEZ, detyrojnë ERE-n të miratojë një kontratë tip që duhet firmosur mes CEZ Shpërndarje dhe subjektit të licencuar.
"Kjo kontratë e miratuar nga ERE me 22.07.2011 konsiderohet nga CEZ Shpërndarje si jo në përputhje me ligjin, si e njëanshme dhe në cenim të parimeve të konkurrencës dhe verifikimit të drejtë të matësve dhe se i sjell kosto kompanisë të cilat nuk i janë njohur ende nga ERE. Bazuar mbi këtë arsyetim CEZ Shpërndarje e ka çuar çështjen në gjykatë dhe është tashmë nën procedim gjyqësor", bën të ditur CEZ.
Një nga çështjet e ankimuara janë edhe kostot, të cilat konsiderohen 10 herë më të larta nga kostot aktuale, dhe këto tarifa nëse hyjnë në fuqi, do të kenë ndikim direkt mbi tarifat e energjisë elektrike të cilat do të duhet të paguhen nga gjithë klientët tanë. Megjithatë
, CEZ Shpërndarje i ka kërkuar DPM-së që të nënshkruajë një marrëveshje të përkohshme deri në fund të vitit 2011 me qëllim që të fillojë puna e verifikimit të matësve derisa të zgjidhen çështjet e mësipërmendura, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kjo e fundit. CEZ Shpërndarje është e përkushtuar në zbatimin e respektimin e ligjeve të shtetit shqiptar dhe ju bën thirrje të gjitha palëve në proces të bëjnë të njëjtën gjë. METE gjobiti një ditë më parë me 30 milionë lekë, operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, CEZ Shpërndarje, për shkak të parregullsive në vendosjen e matëseve elektrikë./Start/
2011-10-27 11:25