E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia pranon ndihma nga Izraeli, por “s’ka pajtim”

Davutollu është zyrtari i fundit turk që rithekson se klima e tensionuar politike mes Izraelit dhe Turqisë nuk ka ndikim mbi vendosmërinë e këtyre shteteve për të ndihmuar njëri-tjetrin në raste fatkeqësish, dhe as e anasjellta.

Avioni izraelit, me pesë njësi të parafabrikuara për banim, mbërriti sot në orën 10:00 të mëngjesit në aeroportin e Ankarasë. I ngarkuari me punë në ambasadën izraelite në Ankara, Nizar Amer, (ambasadori izraelit është dëbuar nga Turqia), tha se ndihma të tjera janë gati për të mbërritur në Turqi.

Tërmeti në Turqi shërbeu si një mundësi për liderët e këtyre vendeve për të shkëmbyer nga një telefonatë, pas një pauze të gjatë. Presidenti turk, Abdullah Gyl dhe kryeministri, Rexhep Tajip Erdoan u telefonuan nga homologët e tyre izraelitë, Shimon Peres dhe Benjamin Netanjahu.
 
Por gjithsesi, “kushtet politike mbeten”, tha Davutollu duke iu referuar refuzimit të Turqisë për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike.

Pak muaj më parë, ishte Turqia ajo që dërgoi dy avionë në Izrael në përpjekje për të fikur zjarrin e rënë në një pyll, nga i cili humbën jetën dhjetëra persona, por as ai rast nuk shërbeu për të përmirësuar marrëdhënien./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-27 12:41
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›