E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjinaturat, ne dore te Rulit

Komisioni i ekonomisë ka kaluar vetëm me votat e mazhorances aktin normativ, i cili ia le ne dore ministrit te ekonomisë te zgjedhe se cilën kompani te përzgjedhë për te ndërhyrë ne argjinaturat e dëmtuara gjate përmbytjeve ne Shkodër. Ne sallën e komisionit kane qene prezentë dhe dy deputete te opozitës, Malaj dhe Harasani, te cilët abstenuan me pretendimin se ne këtë rast po keqpërdoren fondet. Akti normativ prej 12 miliard lekësh lejon ministrin e Bujqësisë, Genc Ruli, qe te përdorë procedurën e prokurimit te drejtpërdrejte me një kompani qe do ta zgjedhe vete ai, madje duke mos shpallur njoftim për tender. Drafti ne fjale parashikon qe te ketë ndërhyrje ne argjinaturën lumit Drin, Kir, lumit Bune, etj, si dhe rehabilitim te infrastrukturës se kullimit ne zonën e nenshkodres.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?Pa3Ot5tklVU","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›