E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të përndjekurit, 380 emrat që dëmshpërblehen

Këshilli i Ministrave miratoi dje një tjetër vendim për dëmshpërblimin financiar për 380 ish- të dënuarit politikë të regjimit komunist.Vendimi përcakton masën e dëmshpërblimit për ish- të dënuarit politikë, të cilët kanë vuajtur dënimin e kryer në burg nga data 30 nëntor 1944 deri më 1 tetor 1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital, të pushkatuar apo të ekzekutuar. Shuma e masës financiare e përllogaritur sipas këtij vendimi, në total është 1 380 659.354 lekë. Gjatë mbledhjes së djeshme, kryeministri Berisha evidentoi faktin se gjatë kësaj kohe, qeveria ka miratuar disa vendime për të disbursuar shumat e caktuara për të përndjekurit, duke theksuar se qeveria do të vazhdojë në mënyrë të vendosur në këtë drejtim. Lista e miratuar dje përmban emrat si dhe masën e dëmshpërblimit për 380 ish-të pëndjekur, të cilët tashmë duhet të presin plotësimin e procedurave për të tëhequr paratë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›