MotoGP Stoner niset i pari ne mimin e ekise
Botërori i MotoGP vazhdon këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Çekisë, ku edhe një herë të gjithë pilotët do të jenë në djekje të Casey Stoner. Australiani i Honda kryeson renditjen e përgjithshme me 193 pikë, 20 më shumë se kampioni i Botës në fuqi Jorge Lorenzo, ndërsa në cirkuitin Brno do të kërkojë të ruajë vendin e parë me objejktivin për të thelluar akoma më shumë diferencën me ndjekësin më të afërt.
“Ndjehem në formë dhe pista çeke gjithmonë më ka pëlqyer. Është shumë teknike dhe kërkon përqëndrim maksimal. Gjithsesi, jam optimist se gjithçka do të shkojë në mënyrën më të mirë për të vazhduar suksesin”, ka bërë të ditur Stoner, i cili fitoi garën e fundit të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një dueli spektakolar me Lorenzon.
E njëjta situatë pritet të përsëritet në Çeki, ku edhe një herë dy pilotët kryesues do të kërkojnë të ruajnë ritmin e duhur drejt titullit kampion. Problemi i vetëm për tam und të jetë vetëm spanjolli Daniel Pedroza, ndërkohë që Valentino Rosi vazhdon të shfaqë problem me Dukatin e tij.
Nëntë herë kampioni i Botës nuk po gjen ritmon e duhur me motorrin e tij megjithëse skuaderia ka bërë ndrysime rrënjësore gjët kësaj periudhe pushimi në Botërorin 2011 të Moto GP.
Nertan Prifti