Liberalizimi i vizave nje e treta e shqiptareve gati per udhetim
Ervin KOCI
Vendimi per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian ka treguar menjehere deshiren e madhe te shqiptareve per te dale jashte vendit. Sipas Shoqates se Operatoreve Turistik te gjitha agjencite e udhetimit ne kryeqytet por edhe ato neper rrethe i kane prenotuar dhe shitur te gjithe biletat per jashte vendin per muajin dhjetor. Sipas perfaqesuesit te kesaj shoqate ne te gjitha agjencite e udhetimit pa perjashtim ka pasur nje fluks te papare kerkesash per bileta udhetimi drejt vendeve Shengen ku edhe pse ato ishin shitur me kohe kerkesat kane vijuar. Shoqata thote se deri tani agjencite kane raportuar per nje total prej 1 milione e 389 mije kerkesash per bileta udhetimi ne te gjitha llojet ajrore detare dhe tokesore me autobus. Nga ana tjeter sipas nje deklarimi te vet Kryeministrit Berisha vetem pak kohe me pare rreth 1.2 milione shqiptare kane bere gjate ketyre muajve aplikimet per marrjen e pasaportave biometrike ku numri me i madh i tyre i kane terhequr ato. Sipas operatoreve te agjencive turistike apo te udhetimit ne Tirane qe ne ditet e para ka pasur rritje te kerkesave per bileta udhetimi per turizem apo per qellime te tjera. Kjo gje nga ana tjeter ka sjelle edhe nje rritje qe ka shkuar deri ne 10 per qind te cmimit per biletat sidomos te kompanive ajrore vendase.
Cmimet e biletave
Ne nje kohe qe cmimet e biletave te autobuseve me Greqine ose e anijeve per ne drejtim te Italise nuk kane ndryshuar nje rritje e lehte vihet re te cmimet e biletave te avioneve. Por ky fenomen konstatohet vetem te kompanite ajrore shqiptare te cilat kane nxituar te perfitojne nga situata duke i shtrenjtuar biletat deri me 10 per qind per destinacionet drejt vendeve Shengen. Sipas nje operatoreje te nje agjencie udhetimi ne kryeqytet rritja ka ardhur si pasoje e shtrenjtimit te tyre nga operatoret e huaj. Kemi kerkesa te larta per bileta por dhe shtrenjtimi eshte vene re ditet e fundit- deklaron ajo. Operatoret presin qe kerkesa per udhetime jashte vendit te rritet akoma me tej edhe me rreth 10 per qind akoma ne kete periudhe te vitit. Vetem pak kohe me pare kur te gjithe ishin ne pritje te ketij procesi operatoret turistike dhe kompanite e transportit ajror ishin shprehur se liberalizimi i vizave nuk do te shoqerohet me rritje cmimesh per keto sherbime madje mund te ndodhe nje fenomen teresisht i kundert. Mund te kete ulje te cmimeve per shkak te rritjes se konkurrences mes operatoreve.
Udhetimet turistike
Edhe agjentet turistike ne vend presin rritje te shitjeve te paketave qe ato ofrojne per udhetime jashte vendit. Rritja e kerkesave edhe ne kete drejtim ka filluar te duket qe keto dite. Liberalizimi i vizave do te krijoje gjithashtu me shume mundesi per turistet shqiptare per te perfituar nga paketa turistike me te larmishme si udhetimi me krociera apo per te vizituar ishuj ku deri tani vajtja ishte e pamundur per shkak te moslejimit te kalimit tranzit neper vende qe te cojne ne keto ishuj.
Levizja e lire qeveria rivendos taksen 10 euro per fluturimin me avion
Europa vendos ti heqe vizat shqiptareve per te levizur lirshem brenda hapesires Shengen por qeveria shqiptare ben te kunderten. Pikerisht ne kete moment te shume pritur per te gjithe shqiptaret dhe kur pritet qe te kete nje fluks te levizjeve jashte vendit qeveria ka menduar se si te shtoje te ardhurat ne buxhet duke i penalizuar shtetasit shqiptare me nje takse shtese prej 10 eurosh. Behet fjale per nje takse e cila do te rivihet ne perdorim pas disa vitesh heqje e cila me pare njihej me emrin taksa e kalimit te kufirit. Sipas nje udhezimi te posacem te qeverise kjo takse prej 10 eurosh ose 1400 lekesh do te paguhet nga cdo shtetas shqiptar ne aeroportin e Rinasit kur ai do te largohet nga vendi me avion. Kjo takse qesharake dhe aspak e kuptimte qe per vite me radhe ka penalizuar qytetaret shqiptare duke i diskriminuar ata brenda vendit te tyre ndryshe nga shtetasit e huaj fillimisht do te perdoret ne te vetmin aeroport nderkombetar te vendit. Por nuk perjashtohet asnje mundesi qe kjo takse te vihet me vone edhe ne pikekalimet kufitare ne portet detare te vendit si dhe ne pikekalimet tokesore.
Liberalizimi i vizave Financat parashikojne zhvleresim te lekut
Pertej efekteve pozitive qe do te sjelle liberalizimi i vizave Ministria e Financave pranon se ne periudhen ne vijim pritet te kemi nje zhvleresim te monedhes vendase. Gjate diskutimeve per projektbuxhetin e vitit 2011 Drejtori i Makroekonomise ne MF-e Endrit Lamaj pohoi se zhvleresimi nuk do te jete i madh. Kerkesa per euro do te rritet per shkak te levizjeve qe do te bejne shqiptaret jashte vendit. Megjithate pertej ketij efekti te perkohshem qeveria parashikon nje rritje te larte ekonomike. Mendoj se zhvleresimi do te jete i moderuar ndaj dhe per vitin 2011 parashikojme te njejtin kurs zyrtar si ate te vitit 2010 nje euro 139 leke. Shqiptaret do levizin ndaj dhe do kemi nje efekt negativ- shprehet Lamaj. Deklarimi i tij vjen pas shqetesimit te shprehur nga komuniteti i biznesit se liberalizimi i vizave do te shoqerohet me nje zhvleresim te monedhes vendase. Renia e vleres se lekut do te kete ndikim negativ per ekonomine e vendit sepse zhvleresimi i monedhes perkthehet ne shtrenjtim te importeve dhe rrjedhimisht ne shtrenjtim te mallrave te konsumit ne treg.
Zhvillimi i bregdetit te jugut shtepia botuese Mediaprint prezanton projektin
Shtepia botuese Mediaprint ka promovuar Planin e Zhvillimit te Bregdetit te Jugut. Ky plan u realizua nga studiues dhe eksperte vendas e te huaj prane Ministrise se Transporteve. Botimi i tij informon te gjithe publikun me rregulloret e planeve te zhvillimit me planifikimin rajonal zhvillimin e infrastruktures dhe zbatimin e projekteve te ndryshme. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha se ky plan ishte ne perputhje me projektin e qeverise per zhvillimin e rrugeve. Studimi eshte bere nga gadishulli i Karaburunit deri ne Kepin e Stillos dhe mbulon nje vije bregdetare prej 194 km. Plani eshte ndare ne dy volume ne studimor dhe planifikues ku perfshihen harta dhe te dhena satelitore me qellim planifikimin dhe perdorimin e tokes. Ai eshte bazuar mbi 60 kritere qe percaktojne se nuk lejohen ndertime te perhershme ne brezin 100 meter larg bregut. Nuk mund te kryhen ndertime ne shtratin e lumenjve dhe perrenjve 50 meter nga secili aks i shtratit. Ndalohen ndertimet ne shpatet me pjerresi mbi 30 pasi shkaktojne erozion etj. Ne lidhje me kete studim qeveria shqiptare pak vite me pare pati nje konflikt publik me Banken Boterore. Burimi i konfliktit ishte prishja e ndertimeve pa leje ne Gjirin e Jalit.
15 Nentor 2010