E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertimet pa leje policia bashkiake aksion ne periferi te Tiranes

Policia bashkiake i ka shtrirë aksionet  për prishjen e ndërtesave  pa leje në periferi të Tiranës. Në zonën e kombinatit mesditën e së shtunës, ka nisur shembja e një ndërtese katër katëshe, e cila sipas kreut të bashkisë ka qenë një ndërtim pa leje.

Gjatë apelit të tij drejtuar sërish qytetarëve të Tiranës, për të ndalur ndërtimet nëse ato i kanë pa leje, kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha tha se të gjitha ndërtimet e konstatuara të cilat janë  pa lejen përkatëse, janë shkak i mos bledhjes së KRT-së së Tiranës, për një kohë shumë të gjatë.

“Do të aplikojë sërish në bashkinë e Tiranës, pranë KRT-së e cila për shumë kohë nuk është mbledhur. Kjo ka qenë ana negative që këta banorë kanë ndërtuar pa leje. Ne jemi shprehur qartë që nuk do t’i lejojmë këto ndërtime”-tha Hoxha.

Një ditë më parë, autoritetet e bashkisë deklaruan se janë evidentuar rreth 300 objekte pa leje, nga të cilat 30 janë shembur krejtësisht duke e kthyer territorin në gjendjen  e mëparshme.

 

Edlira Sulejmani

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›