E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobat, ato prishin humorin e lojtarëve

Nëse i ndjek seancat stërvitore të kësaj jave te Vllaznia, nuk është shumë e vështirë të kuptosh, se humori i lojtarëve është prishur. Këtu ka ndikuar vetëm një fakt: gjobat. Por një gjë të tillë e konfirmojnë nën zë vetë lojtarët, të cilët nuk kanë përtypur ende vendimin e drejtuesve për të penalizuar, disa prej tyre me shuma financiare. Kjo ka bërë që të krijohet një atmosferë shumë e rëndë në stërvitjen e shkodranëve. Të ndëshkuarit e fundit nga klubi i Vllaznisë janë 4, mesfushori Safet Osja (për prononcim pa leje në media), mbrojtësi Ardi Beqiri (mosparaqitje në stërvitje), Enkel Alikaj (për mosparaqitje) dhe Erion Rizvanolli (për gjeste të pahijshme dhe për grisje me dashje të bluzës). Përpara shkodranët kanë një ndeshje të vështirë, pasi këtë javë do të luajnë në Durrës përballë Teutës ambicioze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›